top of page

SKËNDERBEU një hap larg Champions League/ Të rinjtë bardhekuq mposhtin Bylisin në Ballsh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 13
  • 2 min read

Updated: Apr 14

U-19 Bylis - U-19 Skënderbeu 2-4

Shënues: Akibu 34’, Marku 47’ / Marku 18’ (aut), Ukiçi 79’, Korçari 87’, Xhixho 89’

 

Fitore e çmendur mund të quhet kjo e sotmja për Skënderbeun U-19,  në një transfertë shumë të vështirë siç ishte ajo ndaj Bylisit në Ballsh, por në fund ishte një fitore e madhe, e bukur dhe me zemër në dorë.


4-2 ka fituar sot Skënderbeu në javën e parafundit të kampionatit kombëtar U-19 dhe tashmë titulli kampion është vetëm një hap larg. Kujtojmë se, nëse Skënderbeu shpallet kampion këtë verë do të luajë në Champions League dhe ky është një lajm i madh për të gjithë tifozët korçarë.



Transferta e sotme nisi mirë për Skënderbeun 0-1 që falë një autogoli kryeson në minutën e 18-të. Por janë ballshiotët që barazojnë në të 34-ën minutë, ndërkohë që 45 minutat e para mbyllen 1-1.


Në pjesën e dytë, madje qysh në start është Bylisi që shënon me anë të Markut golin e avantazhit 2-1, ndërkohë që vetëm në 11 minutat e fundit të ndeshjes Skënderbeu çmendet duke shënuar tre gola njëri më të bukur se tjetri. Ukiçi shënon në të 79-ën minutë, Korçari në të 87-ën dhe Xhixho një minutë nga fundi duke i dhënë këtë fitore shumë të rëndësishme Skënderbeut.


Me këtë fitore 4-2 në Ballsh, Skënderbeu është në krye me 33 pikë, katër pikë larg Partizanit të vendit të dytë që ka 29 pikë. Kujtojmë që Partizani ka një ndeshje më pak, por edhe nëse fiton Skënderbeu mbetet sërish 1 pikë para. Javën e fundit Skënderbeu do të presë Partizanin në juglindje dhe do t'i mjaftojë edhe barazimi për të siguruar titullin.

Titulli kampion do të thotë që Skënderbeu U-19 të marrë pjesë këtë verë në Champions League dhe ky është një lajm më shumë se i madh.


Urime, urime, urime!



 “KORÇA BOOM”





bottom of page