SKËNDERBEU/ Njihuni me 12 skuadrat zyrtare të kategorisë së parë
- Korca Boom
- May 4
- 1 min read
Updated: May 7
Me qëndrimin e Pogradecit në kategorinë e parë dhe Tiranën që do të luajë në superligë, pak momente më parë janë mbyllur të gjitha verdiktet e kategorisë së parë, që edhe sezonin e ardhshëm do të luhet me 12 skuadra.
Me zbritjen e Skënderbeut dhe Laçit këtë sezon në kategorinë e parë dhe me ngjitjen e Ilirisë dhe Luftëtarit në këtë kategori, po sjellim në këto momente të 12 skuadrat zyrtare që do të luftojnë sezonin tjetër për të realizuar objektivat që ka çdo klub.
Në kategorinë e parë sezonin e ri do të kemi emra të mëdhenj si, Skënderbeu, Laçi, Besa, Pogradeci, pa thënë Apolonia dhe Lushnja apo edhe Luftëtari, skuadra që kanë objektiva madhore dhe që sigurisht kanë një histori të madhe në futbollin shqiptar.
Skënderbeu do të jetë padiskutim ekipi që do të kërkojë titullin kampion në kategorinë e parë në sezonin e ri, por që nuk do ta ketë të lehtë, pasi kjo kategori ka treguar se ka “luftë” të ashpër sportive.
12 ekipet e kategorisë së parë sezonin 2025-2026
Skënderbeu
Laçi
Besa Kavajë
Burreli
Pogradeci
Apolonia Fier
Lushnja
Korabi Peshkopi
Kastrioti
Kukësi
AF Luftëtari
Iliria
“KORÇA BOOM”
