Skënderbeu nuk di të fitojë, 4 barazime radhazi. Edhe ndaj Elbasanit 2-2…!
- Korca Boom
- Aug 2, 2023
- 2 min read
Skënderbeu - Elbasani 2-2
Shënues: Rashica 22’, Nikaj 39’ / Ajazi 51’, 57’
Skënderbeu: Alia, Frashëri, Shaqe (Ali 83’), Prençi, Gerco, Merlim (Pecani 60’), Liço (Janaqi 91'), Rabiu, Zenullari (Muharem 75’), Nikaj (Lika 83’), Rashica (Beçka 83’). Trajner: Ivan Gvozdneoviç
Elbasani: Totoshi, Broshka, Pere, Telushi, Dragoj, Karakaçi, Kasa, Hasani, Leonardo, Qiunoes, Greca (Ajazi, Idrizaj, Hida, Hoxhaj, Gava). Trajner: Nevil Dede
Gjyqtarë: Ervin Kotomelo, Bariokels Hamzaj, Fetmir Potka, Dhimitra Hoxha (Korçë)
Karton i kuq: Hasani 54’
Skënderbeu nuk di të fitojë. Edhe sot në mbrëmje nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Elbasanit, ndërkohë që loja ishte, shumë e mirë në pjesën e parë dhe jo atje ku duhet në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë Skënderbeu do të bënte gjithçka mirë, teksa Rashica dhe Nikaj, shënojnë gola njëri më të bukur se tjetri, por që zerohen në pjesën e dytë, pasi miqtë barazojnë edhe pse vendasit kishin dy gola avantazh.
Rashica në mesin e pjesën e parë kalon Skënderbeun në avantazh me një eurogol, ndërkohë që po një eurogol do të shënonte edhe Nikaj, duke bërë që Skënderbeu të bindte në pjesën e parë të takimit.
Në të dytën në fushë është një tjetër skuadër, teksa në harkun kohor të 6-të minutave, Elbasani do të shënonte dy gola, me të njëjtin autor Ajazi.
Pra, dy pjesë dhe dy pamje për Skënderbeun. Bën mirë në 45 minuta dhe lëshon në të dytën.
Skënderbeu nuk di të fitojë, pasi në 4 ndeshjet e fundit miqësore, ka 4 barazime, tre me rezultatin 1-1 dhe sot 2-2.
Rastet e ndeshjes
5’- Rashica fut një kros të bukur nga e djathta dhe Prençi më kokë për pak sa nuk shënon, por gjuan jashtë.
19’ - Dean Liço bën një gjuajtje spektakolare nga jashutë zonë dhe pritja e Tototshi ka qenë po kaq spektakolare. Dhe vetëm këndore.
22’ - Superkombinim mes Merlim që jep një top të saktë në të majtë te Zenullari, po kaq bukur krosimi dhe Rashica shënon vërtet një eurogol.
34’ - Zbritje e bukur e miqve nga Elbasani, Greca kalon Prençin, diagonal nuk arrin të jetë i saktë, gjuan prirasi me portën.
39’ - Një tjetër zbritje e shpejtë e Skënderbeut, Ardit Nikaj përfiton nga një gabim edhe i mbrojtjes mike, del përballë portës, kalon atje edhe një mbrojtës me shpejtësinë e tij dhe 2-0.
51’ - Gabim i mbrojtjes korçare, përfiton Ajazi që me hutimin edhe të portierit Alia, shënon golin e parë për Elbasanit. 2-1 për Skënderbeun
57’ - Ajazi sërish për Elbasanin, në mënyrë të njëjtë si gol i pak minutave më parë, harohet nga mbrojtja korçare dhe shënon me rafishatë golin e barazimit. 2-2, hutohet Skënderbeu.
67’ - Moment i mirë i Skënderbeut, Gerco gjuan diagonal dhe është portieri mik që grushton në këndore.
72’ - Liço provon nga një distancë e largët, pret portieri mik Totoshi.
82’ - Muharem me një sprint të fuqishëm del i del në zonë, por bën më të vështirën, gjuan jashtë.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Helzag 3-1
Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi / Denisson
Skënderbeu - Malisheva 1-1
Shënues: Liço / Syla
Skënderbeu - Vora 1-1
Shënues: Rashica / Meta
Skënderbeu - Elbasani 2-2
Shënues: Rashica 22’, Nikaj 39’ / Ajazi 51’, 57’
Skënderbeu - Flamurtari 07 Gusht
