Skënderbeu për vajza U-18 prek finalen në volejboll
- Korca Boom
- May 10
- 1 min read
Skuadrat e vajzave në volejboll, në të gjitha kategoritë e moshave, duket se nuk kanë të ndalur këtë sezon. Pas suksesit të ekipit U-20 që fitoi titullin kampion, tashmë është radha e vajzave të ekipit Skënderbeu U-18 të kërkojnë lavdi në arenën kombëtare.
Pas disa ndeshjeve të forta dhe një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës, vajzat korçare kanë siguruar vendin në finalen e kampionatit. Tani mbetet të mësojnë se kush do të jetë kundërshtari i tyre në aktin final, Dinamo apo Apolonia, dy ekipe që do të përballen për biletën e mbetur drejt finales.
Forma e treguar nga vajzat e reja të Skënderbeut ka ngjallur entuziazëm të madh në qytetin e Korçës, duke rikthyer emocionet e mëdha të sportit në këtë qytet me traditë. Suksesi i tyre është një tjetër dëshmi se puna e mirë në nivelet e moshave po jep frytet e veta.
“KORÇA BOOM”
