Skënderbeu përpunon strategjinë kundër Bylisit, thërret në ndihmë…
- Korca Boom
- Apr 24
- 1 min read
Updated: Apr 25
Më tepër se çdo gjë tjetër në ndeshjen finale të sezonit mes Skënderbeut dhe Bylisit janë tre pikët. Askush nuk mendon për një lojë të bukur, por mbi të gjitha për një pragmatizëm që kërkon të jesh i përgatitur për çdo situatë. Një detyrë e vështirë për stafet në këto momente, por nga sa është parë dhe mësuar, korçarët po përpunojnë strategjinë e tyre.
Kështu, trajneri Gjoka dhe stafi i tij u kanë kërkuar lojtarëve që të jenë sa më të kujdesshëm në çdo moment kur janë me topin. Gjoka ka qenë shumë kërkues, duke theksuar se nuk duhet të dhurohen topa kundërshtarit. Por nga ana tjetër, ai ka kërkuar nga futbollistët me përvojë që të jenë ata që ruajnë qetësinë dhe të tregohen shumë të kujdesshëm në këto momente të nxehta.
Gjithashtu, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe mbrojtjes, ku Gjoka ka kërkuar që në çdo seancë stërvitore të ketë kujdes maksimal, si në ndërhyrje, ashtu edhe në mbulimin e kundërshtarëve. Gjithë ekipi është udhëzuar të mos lejojë hapësira të lira në repartin e prapavijës.
“KORÇA BOOM”
