top of page

Skënderbeu paradite vrapime, pasdite miqësorja me Helzag

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2023
  • 1 min read

Klubi “Skënderbeu” bën me dijë se sot skuadra korçare pavarësisht një testi miqësor në orët e pasdites do të vijojë sërish me dy stërvitje. Në orën 09:30 minuta mësohet se Skënderbeu do të zbresë në stadium.

Në këtë stërvitje të mëngjesit përgatitësi atletik i ekipit dhe stafi teknik kanë vendosur që t’ua marrin “shpirtin” të tijve, pasi do të jetë një seancë e gjitha me vrapime. Faza përgatitore padiskutim që është ndër më të lodhshmet dhe Skënderbeu është në kulmin e kësaj faze.

Pas stërvitjes së paradites që pritet të zgjasë më shumë se 90 minuta, stafi teknik do të lajmërojë të tijtë që në orën 19:00 të jenë gati për miqësoren e radhës që do të zhvillojnë ndaj një ekipi siç është Helzag, me djem korçarë dhe që dëshirojnë të sfidojnë Skënderbeun.

Në ndeshjen miqësore të pasdites, stafi teknik ka vendosur që të aktivizojë thuajse gjithë ndeshjen lojtarë që pak kanë pasur minuta, por edhe ata lojtarë që duhet të vëzhgohen edhe njëherë dhe kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani.

Me pak fjalë, paraditen e sotme Gvozdenoviç do t’ua marrë “shpirtin” të tijve” dhe pasdite pot ë gjithë duhet të jenë në stadium sërish nën urdhërat e tij.



bottom of page