top of page

Skënderbeu: Pas Voska Sport miqësore me Flamurtarin. Dy ekipe greke duan test me korçarët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 11, 2023
  • 1 min read

Është periudhë e ngjeshur stërvitore kjo për korçarët, ku në plan të parë janë edhe ndeshjet miqësore. Zyrtarisht korçarët të parën do ta luajnë me ekipin maqedonas Voska Sport, por ndërkohë konfirmohet edhe një miqësore me ekipin e Flamurtarit.

Por, kërkesat për miqësore vijnë edhe nga shteti fqinj Greqia, ku jo pak por dy ekipe elitare kanë depozituar një kërkesë për ndeshje. Kërrkohet që këto ndeshje të zhvillohen në Greqi dhe kjo me sa duket kërrkon një periudhë studimi nga kampi korçar .

Mësohet se ekipet greke janë gati të paguajnë edhe akomodimin duke ulur shpenzimet e korçarëve. Në këto momente nuk është marrë vendimi dhe kjo për faktin se ekipi akoma nuk është i kompletuar.



bottom of page