Skënderbeu piketon Alkeo Bani nga Anglia
- Korca Boom
- Jun 25, 2023
- 1 min read
Një tjetër futbollist qarkullon në ambientet e Skënderbeut. Mesfushori në bisedime me bardhekuqtë
Në ambjentet e Skënderbeut çdo ditë e më shumë po përfliten emra futbollistësh që do të jenë pjesë e bardhekuqve në superligë.
Sigurisht që presidenti Ardjan Takaj së bashku me menaxherët është duke punuar që të sjellë në qytetin juglindor elementë të rinj dhe të prespektivës.
Një emër që po qarkullon orët e fundit te Skënderbeu është edhe Alkeo Bani. 22-vjeçari ka qenë vite më parë pjesë e kombëtares së 19-vjeçarëve të Shqipërisë dhe gjatë gjihë këtyre viteve ka luajtur në Angli me skuadra jo me shumë emër, por është vërtet një talent.
Pritet të konfirmohet emri i tij edhe nga drejtuesit e klubit, por Alkeo Bani është gati të nisë një aventurë të re te Skënderbeu.
