Skënderbeu po fillon të bindë, pritet akoma të mbushet me futbollistë
- Korca Boom
- Jul 24, 2023
- 1 min read
Në vazhdën e takimeve miqësore, korçarët zhvilluan një të tillë më Dinamon. Një ndeshje e mbyllur në barazim me gola por me diferenca në lojë. Ana pozitive ishte tek Skënderbeu, një ekip që luajti një futboll me koncept, me qartësi tekniko-taktike brenda asaj që shihet në një miqësore në fazë përgatitore.
Elementi më pozitiv që u pa lidhej me përgatitjen fizike. Niveli ishte i pranueshëm duke marë edhe ngarkesën e fazes. Këtë fakt e ka pranuar edhe Gvozdenoviç i cili ka deklaruar pas ndeshjes se: “Jam më se i kënaqur me nivelin fizik. Futbollistët vrapuan gjatë gjithë lojës dhe kjo për mua është tipari më i mirë i kësaj miqësoreje”.
Ndërkohë u pa qartë se ekipi krijoi raste për shënim, por edhe u shpërdoruan. Repartet e lojës ishin në unison dhe kishte një bashkërendim veprimesh. Pra, me pak fjalë një miqësore që la një shijë shumë të mirë.
