top of page

Skënderbeu “poker” golash, mposht lehtësisht 5-1 Lushnjën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 16, 2023
  • 2 min read

Skënderbeu - Lushnja 5-1

Shënues: Nikaj 16’, Merlim 41’, Ajine 50’, Lika 66’ (11-m), Muharem 90' / Zisi 57’

Skënderbeu: Alia, Frashëri, Randi, Prençi, Zenullari, Ramos, Liço, Merlim, Rabiu, Nikaj, Rashica. (U aktivizuan: Alliu, Ajine, Shaqe, Gerco, Fletcher, Pecani, Lika, Ali, Vangjeli, Muharem, Janaqi, Djabi) Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Lushnja: Haremi, Kasmollari, E. Magani, Zisi, Jerikson, Aynde, Leroux, Gega, Tabaku, Disha, Levendi. (U aktivizuan: Spaho, Doka, Basha, Gjyla, Arapi, Preknicaj, Sadiku, Kurti, Dervishi, Ruco) Trajner: Gugash Magani

Kartona te kuq: Tabaku 11’ , E. Magani 66’, Levendi 66’


Skënderbeu fiton me poker golash ndaj Lushnjës, duke e mposhtur me rezultatin 5-1. Një Skënderbe që në fakt, në pjesën e parë dominoi totalisht dhe mund të shënonte edhe më shumë se 2 gola, aq sa shënoi në 45 minutat e pjesës së parë. Nikaj dhe Merlim janë autorët e golave. Një 45 minutësh që u dominua nga fillimi në fund nga vendasit

Me fillimin e pjesës së dytë, të dy ekipet kryen shumë zëvendësime, teksa për herë të parë trajneri serb i Skënderbeut, i zëvendësoi të gjithë dhe hodhi gjithë lojtarët e stolit. Në pjesën e dytë, miqtë vetëm sa ngushtuan diferencën e golave me anë të Zisi, ndërkohë që Lika me 11-metërsh, Ajinë e Muharem mbyllën serinë e golave, duke mbyllur krejt takimin 5-1.


Minutat e rasteve të ndeshjes

7’ - Rashica jep një asis për Nikaj që i vetëm përballë portës së boshatisur, bën më të vështirën, gjuan jashtë.

17’ - Frashëri jep një asis për Nikaj që këtë herë nuk fal dhe 1-0.

21’ - Rashica në këtë minutë kishte një rast të pastër për të shënuar edhe golin e dytë, por topi i gjuajtur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

28’ - Është Nikaj që jep një asis për Liço që dy herë me finte tregohet individual, gjuan por pret portieri lushnjar.

41’ - Juri Merlim shënon një eurogol nga 30 metra largësi. Lëshon një predhe dhe 2-0.

50’ - I futur në fushë në pjesën e dytë afrikani Ajine përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe shënon pa më të voglin problem edhe të tretin.

54’ - Ndërkohë që Lushnja nuk pati asnjë rast deri në këtë minutë është vetë mbrojtja që për pak sa nuk shënon në portën e vet. Ramos e devijon topin dhe vetëm shtylla e majtë pingule ndal lushnjarët nga shënimi i golit të parë.

57’ - Eurogol i Lushnjës. Është Zisi që me perfeksion shënon një eurogol nga 30 metra larg në një goditje dënimi diagonal në krahun e majtë.

63’ - Endri Magani për miqtë provon nga largësia me një predhë, grushton në dy kohë portieri Alliu.

66’ - Pecani pengohet në mënyrë të parregullt në zonën mike dhe 11-metërsh, ndërkohë që Lika gjuan saktë nga pika e bardhë dhe 4-1.

90' - Muharem shënon edhe te 5-in dhe mbyllet krejt ndeshja 5-1.



bottom of page