top of page

Skënderbeu pret xhamajkanin Fleçer, Randin dhe Mensah…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 19, 2023
  • 1 min read

Trajneri Ivan Gvozdenoviç, pret përveç Juri Merlim që ka firmosur dhe Andrea Gërxho që akoma nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare edhe tre lojtarë të tjerë që janë zyrtarisht pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri.

Xhamajkani Zhordan Fleçer ka ditë që e ka mbyllur kontratën, madje ka firmosur dhe pritet të udhëtojë nga Xhamajka në drejtim të Korçës. Është një sulmues me shumë vlera që do të jetë një pikë kyçe për Skënderbeun e superligës.

Ndërkohë që vetëm viza mungon për Fleçer që të udhëtojë drejt Shqipërisë, për Randin mund të themi se nga momenti në moment edhe ai pret “ok”-in për të udhëtuar dhe për tu bashkuar me Skënderbeun. Randi është një pikë kyçe e do ta mbushë edhe më shumë Skënderbeun, sidomos në prapavijë.

Përsa i përket Alfred Mensah, edhe me sulmuesin në fjalë gjithçka është mbyllur dhe tashmë nga dita në ditë me kthimin e Partizanit në shtëpi, pritet që sulmuesi të vijë për tu bashkuar me Skënderbeun.

Tre emra futbollistësh që do ta mbushin vërtet shumë këtë Skënderbe.



bottom of page