top of page

Skënderbeu prezanton uniformat e 3-ta, e para në fushë ndaj Egnatias

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18, 2023
  • 1 min read

Bardhekuqtë kanë luajtur dy ditë më parë miqësoren ndaj Lushnjës për herë të parë me një uniformë shumë të veçantë. Në fakt, nuk ishte parë diçka e tillë dhe është kjo uniforma që shikoni edhe në foton më poshtë.

Nga sa mëson portali ynë, uniforma që u pa është uniforma e tretë e Skënderbeut, ndërkohë që ka ngjyra të zeza me të kuqe, që në fakt nuk ishim mësuar ta shikonim skuadrën.

Gjithsesi si uniformë e tretë që është, padiskutim që duket e veçantë, ndërkohë që uniforma e parë është prezantuar tashmë edhe nga portali ynë dhe është bardhekuqe.

Madje uniforma e parë do të prezantohet së bashku si skuadër në ndeshjen e parë ndaj Egnatias, më 26 gusht në Rrogozhinë.

Uniforma e dytë është e bardhë dhe e treta që kjo që po shikoni sot nëpërmjet kësaj fotoje.


bottom of page