top of page

SKËNDERBEU puna për kategorinë e parë fillon…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 2
  • 1 min read

Nuk ka asnjë mëdyshje. “Korça Boom” qysh ditën e djeshme ka zbuluar të rejat më të fundit në kampin bardhekuq, ndërkohë që sigurisht largimet janë gjithmonë në fokus në një ekip që zbret nga superliga në kategorinë e parë.


Dhe, tashmë largimet thuajse janë zyrtarizuar dhe ndoshta në ditët në vazhdim do të kemi edhe ndonjë emër tjetër që mund të largohe nga skuadra, sigurisht me marrëveshje.


Tashmë pritet që gjatë ditëve në vazhdim të kemi edhe një konferencë për shtyp nga ana e klubit për të filluar më pas punën për ndërtimin e skuadrës së re për sezonin e ri në kategorinë e parë. Do të kemi edhe listën zyrtare të lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës për të parë më pas plotësimin e grupit prej 25 lojtarësh, ku ka disa vende bosh për tu plotësuar.


Do të kemi përpos largimeve edhe disa afrime, madje cilësore dhe me prespektivë për vitet në vazhdim, kur skuadra të jetë me objektiva madhore në superligë.


Ndërkohë pritet që edhe disa emra që kanë spikatur me ekipin e të rinjve, ti bashkohen ekipit të parë, pasi kujtojmë që te kjo skuadër që sapo u shpall kampion ka pasur blerje të shumta dhe janë lojtarë me nivel të lartë.


Gjithashtu do të kemi edhe rikthime pas huazimeve të shumta që ka bërë Skënderbeu dhe në këtë mënyrë, Skënderbeu i sezonit të ri shumë shpejt do të jetë gati.


“KORÇA BOOM”



bottom of page