top of page

Skënderbeu rifiton spordashësit 1 mijë në Skënderbeu-Dinamo

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2023
  • 1 min read

Ishte e vështirë të kuptohej nga interesimi i spordashësve se ishte një ndeshje miqësore apo një ndeshje kampionati, ajo e mbrëmshmja në stadiumin “Skënderbeu”. Kjo ka ndodhur në miqësoren e korçarëve me Dinamon.

Një interesim i madh, që në fakt filloi madje një orë para se të fillonte ky takim. Të dy anët e tribunës qëndrore ishin të mbushura plot ashtu siç edhe dy anësoret në krah të tribunës.

Madje gjatë gjithë kohës spordashësit ishin më shumë se të tillë, duke kaluar edhe në tifozë të zjarrtë që duartrokisnin ekipin e tyre. Duket se me këtë Skënderbe të këtij sezoni dhe numri i spordashësve do të jetë shumë i madh.



bottom of page