Eksluzive / Skënderbeu firmos me portierin e Lacios
- Korca Boom
- Jun 16, 2023
- 1 min read

Skënderbeu ka bërë një goditje cilësore në merkato, mësohet emri i gardianit të portës. Bëhet fjalë për Marco Alia i cili është 23 vjeç, 186 cm i gjatë, një lojtar në pronësi të ekipit të Lacios që prej vitit 2016 duke luajtur titullar me ekipet e moshave. Në vitin 2021 kalon tek ekipi i Monterosit duke u kthyer përsëri tek Lacio. Momentalisht ështe te ekipi i Monterosit. Ai ka qënë në ekipet tona kombëtare duke zhvilluar 13 ndeshje. Në Serinë C ka luajtur 20 ndeshje. Alia ka kombësi shqiptare dhe italiane.