Skënderbeu shënoi 5 gola, por akoma nuk është në 100 %...
- Korca Boom
- Aug 17, 2023
- 1 min read
Skënderbeu fitoi dje 5-1 ndaj Lushnjës, në fakt një rezultat që në pamje të parë duket një rezultat tenistik dhe që është arritur me një lojë të bukur. Në fakt, nuk është 100% kështu.
Skuadra edhe pse shënoi 5 gola, në pjesën e dytë çaloi, duke treguar se akoma ka për të punuar deri në fund të përgatitjeve për superligën.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Skënderbeun edhe pse rezultati u fiksua në 2-0, ndërkohë që në të dytën, ashtu siç ka ndodhur edhe në testet e tjera miqësore, sërish skuadra ka lëshuar.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç duket se po eksperimenton akoma dhe ende s'e ka një përgjigje përfundimtare për grupin e lojtarëve që do të ketë si pjesë e 11-shes kryesore.
Duhej një përballje vërtet me një skuadër superlige për të parë Skënderbeun e vërtetë, pasi Lushnja ishte një skuadër e lehtë për të matur forcat skuadra e Ivan Gvozdenoviç.
