Skënderbeu, shënojnë të 3 repartet, sulmi shënoi 5 gola
- Aug 8, 2023
- 1 min read
Nga 9 golat e shënuara të Skënderbeut, 5 janë shënuar nga sulmi dhe 4 të tjerët dy nga mesfusha dhe dy nga mbrojtja. Kjo tregon që te bardhekuqtë deri tani kanë shënuar të gjitha repartet.
Listën e goleadorëve e mban Ermir Rashica, futbollisti Kosovar që shënoi 4 gola në total dhe po nga sulmi ka ardhur edhe një gol tjetër, ai i Ardit Nikaj në përballjen me Elbasanin.
Dy gola ka shënuar reparti i mesfushës, pikërisht Liço dhe Merlim, janë dy emrat që kanë shënuar golat, ku Deani shënoi në ndeshjen ndaj Malishevës, ndërkohë që Merlim shënoi dje ndaj vlonjatëve.
E veçanta është që golat shënohen nga të tre repartet, ndërkohë që akoma nuk kemi parë Fleçerin në sulm, lojtarin kryesor të Skënderbeut.
Ja lista e golashënuesve në miqësore:
Rashica 4 gola
Shaqe 1 gol
Prençi 1 gol
Liço 1 gol
Nikaj 1 gol
Merlim 1 gol
















