Skënderbeu “show” në pjesën e parë, 2 gola dhe raste pafund shënimi / Shikoni se çfarë ka ndodhur…!
- Korca Boom
- Aug 16, 2023
- 1 min read
Updated: Aug 17, 2023
Skënderbeu - Lushnja 2-0
Shënues: Nikaj 16’, Merlim 41’
Skënderbeu: Alia, Frashëri, Randi, Prençi, Zenullari, Ramos, Liço, Merlim, Rabiu, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Lushnja: Haremi, Kasmollari, E. Magani, Zisi, Jerikson, Aynde, Leroux, Gega, Tabaku, Disha, Levendi. Trajner: Gugash Magani
Karton i kuq: Tabaku
Skënderbeu bën show në pjesën e parë, teksa jo vetëm fitoi 2-0, por pati dhe raste të shumta shënimi. Dy gola në këtë pjesë, përballë një Lushnje që u duk se nuk e përballonte dot presionin e Skënderbeut.
Vendasit mund dhe duhet të kishin shënuar më shumë se 2 gola, por rastet e pastra u shpërdoruan nga bardhekuqtë.
Lushnja nuk zbriti asnjëherë në portën e Skënderbeut në pjesën e parë.
Minutat dhe rastet në pjesën e parë
7’ - Rashica jep një asis për Nikaj që i vetëm përballë portës së boshatisur, bën më të vështirën, gjuan jashtë.
17’ - Frashëri jep një asis për Nikaj që këtë herë nuk fal dhe 1-0.
21’ - Rashica në këtë minutë kishte një rast të pastër për të shënuar edhe golin e dytë, por topi i gjuajtur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
28’ - Është Nikaj që jep një asis për Liço që dy herë me finte tregohet individual, gjuan por pret portieri lushnjar.
41’ - Juri Merlim shënon një eurogol nga 30 metra largësi. Lëshon një predhë dhe 2-0.
