top of page

Skënderbeu shton “marshat” / Sot fillon java e fundit e përgatitjeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14, 2023
  • 1 min read

Korçarët sot fillojnë zyrtarisht javën e fundit të përgatitjeve, pasi 26 gushti është në prag, dita që do të startojë superliga e re e këtij sezoni 2023-2024.

Sipas programit stërvitor, sot Skënderbeu do të zhvillojë dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite, ndërkohë që nesër do të rikthehet sërish me një. Njëshi i stolit bardhekuq këtë praktikë ka ndjekur qysh pas rikthimit të skuadrës nga pushimet dy ditore.

Sipas stafit teknik skuadra ka filluar me një “marsh” tjetër, kjo për atë se tashmë është thuajse e plotë dhe, edhe këtë javë ngarkesa do të jetë maksimale. Vetëm nga e hëna e ardhshme ngarkesat do të ulen, për vetë faktin se në atë kohë do të fillojnë edhe përgatitjet anti-Egnatia.

Gjatë ditëve të fundit edhe stafi teknik ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve në fushë dhe tashmë Skënderbeu ka marrë formën e duhur, ndërkohë që deri më 26 gusht ka akoma kohë, por ekipi ka shtuar “marshat” dhe kjo është me të vërtetë pozitive.



bottom of page