top of page

Skënderbeu sot e mbylli me një seancë, Gvozdenoviç pret…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 4, 2023
  • 1 min read

Dita e hënë, pra e djeshmja, ishte dita e parë e kësaj jave për Skënderbeun, teksa trajneri Ivan Gvozdenoviç u morri "shpirtin" të tijve me dy seanca stërvitore. Ndryshe ka ndodhur sot. Skënderbeu ka zhvilluar vetëm një stërvitje në orët e paradites dhe më pas gjithçka ka përfunduar, teksa Ivani i ka lënë pushim të tijtë në orët e pasdites.

Pas stërvitjes së vetme ditën e sotme, Gvozdenoviç ka lajmëruar të tijtë që nesër, pra të mërkurë do të vijohet sërish me dy seanca, paradite dhe pasdite.

Kjo do të thotë se stafi teknik ka menduar që këtë javë të zhvillojë ngarkesë, me një ditë me dy seanca dhe ditën tjetër me një seancë.

Sigurisht që ngarkesa ka bërë të vetën deri tani, por ajo që vlen të theksohet është fakti se trajneri Ivan Gvozdenoviç është në pritje të afrimeve të reja dhe ndoshta nesër pritet që të kemi ndonjë ardhje të re, por kjo do të mësohet në orët në vazhdim.

Po nesër në të dy seancat stërvitore do të jetë i pranishëm edhe presidenti Ardjan Takaj që sot ka mbërritur në qytetin juglindor për të qenë edhe ai pranë të tijve.


bottom of page