top of page

SKËNDERBEU/ Sot e nesër mbyllen përgatitjet. Bardhekuqtë e kanë ndeshjen e “jetës”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 25
  • 1 min read

Nëse ka një ndeshje që Skënderbeu duhet të japë i gjithi “shpirtin” në fushë është kjo e kësaj së diele. Skënderbeu në bazë të llogarive do të kërkojë vetëm trepikëshi, rezultat i vetëm që i bën punë, ndërkohë që nga ana tjetër ballshiotët do të vijnë në juglindje për të parkuar “trenin” dhe për të mos pësuar të paktën gol.


Trajneri Ernest Gjoka ka disa ditë që po punon me të tijtë sesi ta çajë mbrojtjen ballshiote në këtë takim, ndërkohë që po përdor njëkohësisht edhe skemat që do të praktikohen gjatë ndeshjes.


Përsa i përket problemeve me lojtarët, tashmë mbetet vetëm Albi Doka për tu vendosur për këtë takim, kjo pasi Doka ka përvojën mbi super dhe duhet të jetë nga minuta e parë në fushë. Të tjerët nuk kanë probleme dhe kjo e bën më të lehtë zgjedhjen e njëshit të stolit bardhekuq. Skema e rreshtimit në fushë për Skënderbeun nuk ka dyshime, pasi do të jetë e njëjta 4-3-3, pra një skaudër tërësisht e përqëndruar në vijën e parë të sulmit.


Mbeten edhe dy seanca stërvitore, sot e nesër për të mbyllur të gjitha përgatitjet, ndërkohë që nesër Gjoka do të jetë përpara mediave për të folur për këtë ndeshje të fundit të sezonit, takim që vlen sa një kampionat i tërë.



“KORÇA BOOM”



bottom of page