Skënderbeu sot në miqësore, nigeriani Mario Rabiu bën prezantimin…!
- Korca Boom
- Jul 30, 2023
- 1 min read
Korçarët sot luajnë testin e radhës miqësor ndaj Vorës në orën 19:00, ndërkohë që në këtë test do të bjerë në sy aktivizimi në fushë që do të bëjë, Mario Rabiu.
Nigeriani që ka mbërritur në qytetin juglindor mendohet që të jetë afrimi më i fundit te Skënderbeu. Themi i fundit, pasi Rabiu do të jetë në provë dhe akoma nuk ka firmosur për Skënderbeun, por që është “Korça Boom” portali i parë që zbuloi ardhjen e tij në qytetin juglindor.
Mario Rabiu ka luajtur në kampionatin italian dhe padiskutim që mendohet të ketë vlera, por që sa vlen kjo do të duket në fushë.
23-vjeçari është 1.71 cm, mësohet se ka aftësi të mira, por të shohim sot në testin miqësor se sa vlen.
Më pak fjalë, Mario Rabiu sot do të bëjë prezantimin e tij të parë me fanelën e Skënderbeut dhe kjo pritet me interes edhe nga sportdashësit në shkallët e stadiumit.
