top of page

Skënderbeu sot relaks, nesër starton java anti Egnatia…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

Nesër starton zyrtarisht java anti-Egnatia. Tashmë nga nesër duhet të mësohemi javë pas jave me ndeshjet e superligës, ndërkohë që për Skënderbeun dhe tifozërinë korçare fillojnë ethet e superligës.

Ditën e shtunë, me 26 gusht fillon superliga dhe Skënderbeu ndeshjen e parë do ta luajë në transfertën e Rrogozhinës ndaj Egnatias.

Sipas programit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç, sot në këtë të dielë ekipi do ta jetë krejtësisht pushim. Kjo do të ndodhë, pasi ditën e djeshme Skënderbeu zhvilloi miqësoren me Besën dhe në këtë mënyrë futbollistët do të çlodhen.

Vetëm nesër në orët e pasdites skuadra do të paraqitet për të riflluar sërish seancat stërvitore, ndërkohë që 2-3 ditë do të stërvitet në Korçë për të vijuar më pas ditët e fundit në Durrës, për t'u ambientuar me klimën, pasi dihet që ndeshja e parë tashmë do të luhet në Rrogozhinë.

Gjithsesi nga nesër e javë pas jave do të kemi 36 ndeshjet e superligës, kësaj superlige që pa diskutim fillon me ankth për Skënderbeun, i cili shpreson të japë më të mirën me djem të rinj dhe skuadër të re.



bottom of page