Skënderbeu sot zbret në fushë, ja kur do të zhvillohet ndeshja…!
- Korca Boom
- Jul 9, 2023
- 1 min read
Skënderbeu sot zbret në fushë për të zhvilluar testin e tij të parë, test i cili vjen pas plot dy javëve stërvitjeje të skuadrës bardhekuqe në këtë fazë përgatitore.
Në orën 18:00 do të zhvillohet një ndeshje brenda grupit që më së shumti duket si një takim miqësor, apo si një ndeshje test për të parë për herë të parë Skënderbeun e këtij sezoni të ri.
Themi këtë pasi do të shohim realisht një ndeshje të rregullt, ku trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij do të shohin realisht se çfarë janë në gjëndje të bëjnë të tijtë.
Pas kësaj ndeshjeje do të ketë edhe lot hidhërimi për disa futbollistë të cilët do të largohen duke mos kaluar testin e provës. Por me interes do të shikohen edhe të rinjtë e afruar që kanë nënshkruar për Skënderbeun.
Askush të mos e humbasë këtë rast dhe ju bëhet thirrje tifozëve që sot të shikojnë për herë të parë skuadrën e tyre të zemrës në një test kontrolli brenda grupit.
Testi i sotëm mësohet se do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 18:00
