top of page

SKËNDERBEU sot zbret në fushë ndaj Strugës së Bledi Shkëmbit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 26, 2025
  • 1 min read

Erdhi momenti që Skënderbeu i ri të zbresë në fushë dhe sot në qytetin juglindor skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka do të hapë siparin e ndeshjeve miqësore verore. Skënderbeu-Struga do të jetë përballja e orës 19:00, një ndeshje që në fakt do tu shërbejë shumë të dy skuadrave.


Kujtojmë që sot në qytetin juglindor do të zbresë Bledi Shkëmbi, ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut që drejton Strugën dhe sigurisht që pritet një ndeshje e bukur dhe e fortë në fushë, pavarësisht se është thjesht një test miqësor.


Ndërkohë për Skënderbeu kjo është ndeshja e parë verore dhe tashmë ka ardhur momenti që miqësoret të jenë më radhë, ndërkohë që më poshtë sjellim pesë ndeshjet zyrtare tashmë të bëra publike nga portali ynë.  

 

Ndeshjet miqësore të zyrtarizuar deri tani:

26 korrik       Skënderbeu-Struga           (Ora 19:00)

2 gusht          Skënderbeu-Besa

6 gusht          Pogradeci-Skënderbeu

9 gusht          Skënderbeu-Vora

12 gusht        Skënderbeu-Luftëtari


“KORÇA BOOM”


bottom of page