Skënderbeu stërvitje në shi, ja çfarë kanë bërë sot bardhekuqtë
- Aug 13, 2023
- 1 min read
Në këto momente akoma nuk ka përfunduar steanca stërvitore e së dielës pasdite për Skënderbeun ndërkohë që portali ynë ka qenë prezent gjatë gjithë stërvitjes së bardhekuqve.
Edhe pse në një moment ka pasur edhe rreshje shiu, Skënderbeu nuk është ndalur në asnjë moment, duke treguar se nuk ka më kohë për skuadrën dhe stafin teknik, pasi Skënderbeu duhet të bëhet gati sa më parë.
Vrapime, ushtrime dhe lojë ka qenë gjithë seanca stërvitore, ndërkohë që hera-herës është parë trajneri Ivan Gvozdenoviç që duket edhe në foton më poshtë që ka ndalur lojën dhe ka dhënë udhëzimet e tij për futbollistët.
Zëri i serbit është dëgjuar gjatë gjithë seancës stërvitore, madje duke bërtitur dhe kjo tregon se njëshi i stolit kërkon të marrë maksimumin nga të tijtë.
Ja dhe fotoja e shkrepur pak momente më parë nga portali ynë.



















