top of page

Skënderbeu: Sulmuesi nga Xhamajka e nis me ëmbëlsira dhe akullore jetën korçare…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Ditën e djeshme ka qenë sërish portali “Korça Boom” që ka zbuluar i pari fotot e Zhordan Fleçer, futbollistit nga Xhamajka që ka mbërritur në Korçë si një nga blerjet më të bujshme verore.

Pas seancës së parë stërvitore ditën e djeshme dhe mbrëmjes së parë në qytetin juglindor, Fleçerit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm që të përshtatet sa më shpejt.

Mbrëmë në darkë xhamajkani është parë të dalë me Mario Rabiu në rrugicat e qytetit juglindor, ndërkohë që ka qenë portali “Korça Boom” që ka fotografuar në orët e mbrëmjes të dy futbollistët e Skënderbeut.

Fleçer e ka nisur jetën korçare me një akullore dhe ëmbëlsirë dhe së bashku me Mario Rabiu i kanë konsumuar në orët e mbrëmjes.

Ja dhe fotoja e mbrëmjes së djeshme, e Fleçer dhe Rabiu shkrepur nga “Korça Boom” …!



bottom of page