SKËNDERBEU/ Të dielë miqësore ndaj kombëtares së Selanikut. Ja lista e skuadrës bardhekuqe
- Jul 18, 2025
- 1 min read
Skuadra greke e kombëtares së Selanikut për veteranë do të zbresë këtë të diel në stadiumin “Skënderbeu”, teksa do të ketë përballë veteranët e Skënderbeut. Më 20 korrik është lënë miqësorja ndërkombëtare dhe tashmë erdhi, ndërkohë që dy ditë përpara kësaj përballjeje ndërkombëtare është portali ynë që sjell më poshtë listën zyrtare të emrave që do të zbresin në fushë me fanelën bardhekuqe, apo edhe listën e veteranëve që do të jenë në podiumin e nderit.
Kombëtarja e Selanikut do të ketë në përbërje më të mirët e Arisit, Iraklisit dhe PAOK-ut ndër vite.
Ajo që bie në sy në listën e Skënderbeut për veteranë përveç të zakonshmëve, nga Amerika vjen edhe Rigels Qosa, apo Sabjen Lilaj që vjen enkas për këtë takim, apo edhe Bledi Kadiu që vjen nga kryeqyteti.
Të tjerët janë emrat e zakonshëm që jemi mësuar ti shikojmë vitet e fundit dhe padyshim që të dielën në stadiumin “Skënderbeu” pritet të shikojmë një ndeshje me shumë emocione.
Suksese veteranëve të Skënderbeut!
LISTA E LOJTARËVE QË DO TË JENË PJESË E SKËNDERBEUT:
Ilia Tërpo
Renato Rapo
Dritan Kullolli
Rigels Qosja
Migen Memelli
Sabjen Lilaj
Edi Koleci
Bledar Vila
Daniel Jano
Ervin Kotemelo
Erjon Llapanji
Gerti Kote
Bledi Kadiu
Edi Çajku
Jorgo Çipi
Edi Çoku
Edmir Osmanllari
Zamir Shahinasi
Gentjan Liço
Fatos Haruni
VETERANË NDERI
Gjergji Ballço
Jani Kaçi
Gjergji Lika
Dhimitraq Dembo
Ligoraq Tiko
“KORÇA BOOM”

















