SKËNDERBEU të shtunën për 3 pikë në Rogozhinë!
- Korca Boom
- 7 days ago
- 1 min read
Skënderbeu që në 5 javët e fundit numëron 3 fitore 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, ka arritur të grumbullojë 10 pikë, duke iu larguar fundit të tabelës së klasifikimit. Një fitore tjetër këtë të shtunë në Rrogozhinë ndaj Egnatias do të thoshte që skuadra t'i largohej njëherë e mirë rrezikut dhe Skënderbeu të mos mendonte më për rënien.
Llogaritë tashmë janë të qarta, Skënderbeu me një ftore të mundshme këtë javë të parafundit, (duke shtuar që edhe ekipet e tjera luajnë ndeshjet e tyre) nuk rrezikon më dhe kjo do të thotë që skuadra e Ernest Gjokës, ka vetëm një objektiv, fitoren edhe pse shkalla e vështirësisë është e lartë.
Kujtojmë që Skënderbeu udhëton këtë të shtunë të luajë me Egnatian dhe në javën e fundit pret në shtëpi Bylisin. Kjo do të thotë që mundësitë janë të mëdha që Skënderbeu t'u thotë lamtumirë përpara kohe vendeve të fundit dhe ndaj ballshiotëve të jenë më të qetë në 90 minutëshin e fundit. Skënderbeu këtë fazë të katërt ka arritur rezultate fantastike dhe askush nuk e priste që do të ngjitej kaq lart në renditje.
Tashmë radhën e ka Egnatia, skuadër që nuk ka më objektiva pasi ka siguruar Final Four dhe Skënderbeu është gati që të japë më shumë se 100% në këtë transfertë.
Sipas burimeve pranë ekipit, Gjoka ka gati thuajse të gjithë grupin e lojtarëve dhe ky është një lajm i mirë. Tashmë janë ekipe të tjera që rrezikohen shumë për rënien dhe Skënderbeu nuk mendon të luajë as në “play-off” (luan ekipi që renditet në vendin e 8-të).
Forca Skënderbe!
“KORÇA BOOM”
