top of page

SKËNDERBEU U-13 nuk fal as në javën e dytë, mposht 3-0 Apoloninë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 12
  • 1 min read

U-13 Skënderbeu – U-13 Apolonia 3-0

Shënues: Qelemeni 4’, Kyçyku 7’, 55’

 

Skënderbeu U-13 nuk ndalet në Grupin B në Elitë, teksa ka fituar edhe sot në javën e dytë të kampionatit. Pas fitores 1-4 në transfertën e një jave më parë në Elbasan, vjen sot edhe fitorja e dytë, këtë herë në shtëpi ndaj Apolonisë 3-0.


Një fitore me 3 gola për 3 pikë për djemtë e trajnerit Danjel Jano dhe Gentjan Lilaj. Fitorja e sotme ishte e shpejtë, madje Skënderbeu U-13 e vulosi që në minutat e para.


Qelemeni në minutën e 4-ër dhe Kyçyku në të 7-ën minutë, janë dy golat që mbyllën ndeshjen në kaq pak minuta, ndërkohë që goli që vulosi krejt fitoren erdhi në pjesën e dytë në të 55-ën minutën, po me anë të Kyçyku, lojtar që shënoi dygolësh në këtë fitore.


Në këtë mënyrë Skënderbeu kryeson grupin B me 6 pikë të plota në dy javë, ndërkohë që po kaq pikë ka edhe Pogradeci.


Suksese Skënderbeut U-13!

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page