top of page

SKËNDERBEU U-16 mposhtet në gjysmëfinale/ Këta djem meritojnë fjalët më të mira!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 14
  • 1 min read

Janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale në basketboll për meshkuj ku merte pjesë edhe Skënderbeu U-16 që zhvilloi një sezon të shkëlqyer këtë vit.

 

Në këtë fazë Skënderbeu nuk ka mundur dot të shkojë në finale e madhe, pasi u mposht nga Superior Basket, skuadër që e mposhti Skënderbeun me rezultatin 60-50.

 

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer djemtë e drejtuar nga trajneri Bruno Topi meritojnë fjalët më të mira dhe padiskutim që ka një sezon i suksesshëm, pasi u renditën në katër ekipet më të mira të vendit.

 

Më poshtë sjellim edhe albumin fotografik të ndeshjes së luajtur dhe i urojmë këta djem: Suksese sezonin e ardhshëm!



 “KORÇA BOOM”





bottom of page