top of page

SKËNDERBEU U-17 mbyllje dinjtoze në katërshen e parë/ Suksese “Ujqër”!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 25
  • 1 min read

Ndërkohë që Skënderbeu U-19 nesër konfirmon çështjen e Champions League, pasi është në vend të parë dhe pret Partizanin e vendit të dytë në javën e fundit, një tjetër skuadër shkëlqeu këtë sezon që sapo përfundoi dhe është Skënderbeu U-17.


“Ujqërit” e vegjël e mbyllën këtë sezon në vendin e katërt, duke konfirmuar se janë në katër skuadrat më të mira të “Abissnet Superiore” dhe ky është një sukses për këtë skuadër. Skënderbeu U-17 është një fidanishte për ekipet më sipër dhe sigurisht që ka shumë element cilësore që do të ti shërbejnë shumë Skënderbeut.


Nën drejtimin e dy trajnerëve Klejdi Larti dhe Fori Vieros, kjo skuadër arriti që javë pas javë të ngjitej në tabelë, deri në këtë fund në të vend të katërt. Në skuadër ka shumë lojtarë me prespektivë, si Endri Agolli, Kristi Agolli, Dejvi Ameli, Ergis Proj dhe Koçibelli, apo edhe Aleks Fiqi, lojtarë që më tej do të përfaqësojnë binshëm fanelën e Skënderbeut U-19 dhe të Akademisë së klubit.


Në këtë skuadër mund të theksojmë edhe emra të tjerë si, Shameti, Grabocka, Tahirllari, lojtarë që mbeten baza e Skënderbeut U-17 sezonin e ardhshëm.

Këta lojtarë meritojnë fjalët më të mira për këtë sukses që arritën këtë sezon dhe ju urojmë, stafit dhe futbollistëve: Suksese sezonin e ardhshëm.


Bravo Skënderbeut U-17!


“KORÇA BOOM”



bottom of page