Skënderbeu U-19 humbet në Korçë 3-2 ndaj Laçit, edhe pse nisi me avantazh dhe shpresat e tifozëve ishin të mëdha
- Korca Boom
- Oct 31
- 1 min read
Skënderbeu U-19 para ndeshjes së madhe me Aston Villën pëson një humbje në kampionat. Ndeshja me ekipin e Laçit në Korçë filloi në orën 12:30 dhe Skënderbeu humbi me rezultatin 2-3.
Të parët kaluan në avantazh korçarët me golin e Grazhdanit në minutën e 17-të. Në minutën e 21, laçianët barazuan me golin e Ajazit.
Pjesa e dytë filloi me një avantazh të Skënderbeut, por më pas miqtë arritën të rikthehen në avantazh. Hyseni barazon në minutën e 64, ndërsa Iremitide i jep fitoren laçianëve.
Miqtë janë kryesues me 17 pikë, ndërsa Skënderbeu ngelet në vendin e 8-të me tetë pikë. Gegai shënon golin e dytë për vendasit, por përpjekjet e mëtejshme nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
"KORCA BOOM"



















