top of page

SKËNDERBEU U-20/ Kampionë në atletikë për femra. 10 vite radhazi kampione

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 4
  • 2 min read

Sot në datë 04 qershor 2025, në stadiumin "Elbasan Arenai", u zhvillua edicioni i 87-të i Kampionatit Kombëtar në atletikë për të Rinj (U-20).


Në këtë aktivitet klubi ynë u përfaqësua me ekip të plorë me 7 vajza dhe 8 djem. Në këtë aktivitet, në renditjen ekipore për femra duke grumbulluar 100 pikë, ekipi u rendit nə vendin I-rë, duke u shpallur Kampion Kombëtar për të 10-in vit rradhazi, në konkurencë të fortë me ekipin e "Partizani"-t, që u rendit në vendin e dytë me 84 pikë.


Ekipi i meshkujve në konkurencë me ekipin e Vllaznisë, u rendit në vendin e II-të për të 9-in vit rradhazi. Këtu nuk përmendim fituesit e vendeva të I-ra, II-ta dhe të III-ta, që në këtë kampionat ishin të shumtë.


Atletja Alisia ÇIKO, kampione në 100m dhe 200m me 861 pikë olimpike u shpall "Atletja më e mirë e Kampionatit". Klubi falenderon gjithë atletët pjesëmarrës për rezultatet e arritura, veçanërisht trajneren O. XEGA, por edhe trajnerët Gj. BURDA, TH. PERISTERE dhe kryetrajnerin J. ÇILI për përkushtimin e tyre në arritjen e këtyre sukseseve.


Gjithashtu më datë 28 maj 2025, në stadiumin "Loro Boriçi", u zhvillua Kampionati Kombëtar në atletikë për Para të Rinj (U-18). Në këtë aktivitet, në renditjen ekipore për femra, ekipi u rendit nə vendin II-të dhe u shpall n/kampion kombëtar, në konkurencë të fortë me ekipin e "Partizani"-t, që u rendit në vendin e parë.

Ekipi i meshkujve në konkurencë me ekipin e "Vllazni"-së, u rendit në vendin e II-të dhe u shpall n/kampion kombëtar.


Klubi falenderon gjithë atletët pjesëmarrës për rezultatet e arritura dhe ju uron shumë suksese në aktivitetet e tjera në vazhdim.




“KORÇA BOOM”



bottom of page