SKËNDERBEU/ “Ujqërit” që kërkojnë Champion League. 90 minuta larg triumfit historik
- Korca Boom
- Apr 17
- 2 min read
Kur duhen edhe 180 minuta nga fundi i superligës për U-19, Skënderbeu nga këto dy ndeshje të mbetura pritet të luajë vetëm një dhe do të jetë ajo e fundjavës së ardhshme më 26 prill. Në atë takim të fundit, bardhekuqtë U-19 do të kenë përballë Partizanin ndeshje që do të luhet në Korçë, por që akoma nuk kemi një orar zyrtare për atë ditë. Do të jetë e hëna që vjen dita që do të përcaktohet zyrtarisht dita dhe ora kur do të luhet ai takim i fundit që është njësoj si finale.
Këtë javë të parafundit, javë që Skënderbeu e ka pushim Partizani do të presë në shtëpi Apoloninë dhe në rast fitoreje do të afrohej 1 pikë larg Skënderbeut. Në këtë mënyrë Skënderbeu U-19 do ta ketë fundjavën e ardhshme ndeshjen e fundit dhe vendimtare, teksa do ti mjaftojë edhe barazimi për tu shpallur kampion.
Gjtihsesi deri më 26 prill ka akoma kohë dhe Skënderbeu është duke u përgatitur vetëm për atë ndeshje të madhe.
Flitet që ai takim me Partizanin mund të luhet edhe në stadiumin “Skënderbeu”, por do të jetë FSHF-ja ajo që do të vendosë në fillimin e javës që vjen.
Deri tani dihet vetëm që takimi do të luhet të shtunën e 26 prillit në orën 12:00, por mund te kemi edhe ndryshime. Nëse Skënderbeu do të shpallet kampion (gjasat janë të mëdha), atëherë bardhekuqtë U-19 do të marrin pjesë në verë në Champions League dhe do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm, pasi për herë të parë Skënderbeu për të rinj do të marrë pjesë në një event europian.
E shtuna e ardhshme do të jetë “zjarr” në juglindje, ku priten edhe një numër rekord sportdashësish në mbështetje të ekipit, teksa më pas do të zhvillohet edhe ceremonia e titullit.
Mezi e presim atë ditë! Forca Skënderbeu U-19!
Forca “Ujqërit e dëborës”! Na Nderoni…
“KORÇA BOOM”
