top of page

Skënderbeu vazhdon të jetë një “bunker” sa i përket deklarimeve…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 23
  • 1 min read

Updated: Apr 24

Ekipi i Skënderbeut po kalon ditë stërvitore si rrallëherë më parë këtë sezon, falë përkushtimit maksimal të futbollistëve. Situata është delikate, një fitore mund të shpëtojë një sezon të tërë, por në të kundërt...? Shpresohet që kjo të mos ndodhë.


Nga ana tjetër, ekipi po stërvitet në fushën stërvitore, natyrisht në prani edhe të tifozëve. Ajo që e bën situatën edhe më “të blinduar” është mungesa e deklaratave nga futbollistët apo stafi teknik.


Duket se vazhdon të respektohet deri në fund vendimi i presidencës, i cili ka qenë i qartë përgjatë gjithë kësaj faze të fundit: deklaratat për mediat do të jenë shumë të pakta, dhe këtë të drejtë e ka vetëm trajneri.


Madje, disa javë më parë, edhe vetë drejtuesit i kanë kërkuar mediave mirëkuptim në këtë drejtim, duke theksuar se është më mirë që të gjithë të jenë të përqendruar në fushën e lojës, sepse aty fitohen ndeshjet, jo me fjalë.



"KORÇA BOOM"



bottom of page