Skënderbeu, vijnë edhe Ademaj dhe Bani…
- Korca Boom
- Jun 26, 2023
- 1 min read
Përveç Dejvid Janaqit, kanë mbërritur sot edhe Orestis Ademaj dhe Alkeo Bani
Skënderbeu nuk ndalet në merkato, teksa presidenti Ardjan Takaj ka vendosur që të mbyllë sa më parë merkaton, duke afruar jo vetëm lojtarë të rinj që kanë firmosur, por edhe emra të tjerë futbollistësh që mbërrijnë në provë dhe do të jetë stafi teknik që do të vendosë nëse do të qëndrojnë apo jo.
Pas Dejvid Janaqit, sot në Korçë kanë mbërritur edhe dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Orestis Ademaj dhe Alkeo Bani.
Ademaj vjen nga kampionati grek, teksa ka luajtur me disa skuadra në shtetin fqinj, së fundi te Petroupolis. Është 23-vjeç dhe ka pashaportë shqiptare dhe greke.
Ndërsa Alkeo Bani vjen nga Anglia është 22-vjeç dhe është rritur atje duke luajtur më disa skuadra në divizione të ulëta.
Të dy këta futbollistë ashtu si edhe Janaqi do të jenë në provë për disa ditë te Skënderbeu.
Sot, në seancën e parë stërvitore risia kanë qenë vetëm këta tre emra që zbuloi “Korça Boom”, ndërkohë që nga dita në ditë priten afrime të tjera, jo vetëm nga ata lojtarë që kanë firmosur, por edhe nga ata që do të vijnë për provë.
