Skënderbeu, vjen edhe Rashica talenti 19-vjeçar nga Kosova
- Korca Boom
- Jun 19, 2023
- 1 min read
Marëdhëniet e mira mes kosovarëve të Trepçe 89, bëjnë që Takaj të rrëmbejë një talent tjetër
Skënderbeu rëmben nga Kosova edhe talentin 19-vjeçar Ermir Rashica. Lajmi bëhet i ditur nga burimet pranë klubit bardhekuq, ndërkohë që marëdhëniet e mira që kanë të dy klubet ka bërë që Takaj të bindë kosovarët që ky lojtar të vishet bardhekuq.
Akoma nuk është hedhur firma në kontratë, por Ermir Rashica thuajse mund të quhet bardhekuq.
Detajet e kontratës dhe gjithçka tjetër do të bëhen në orët në vazhdim
