top of page

Skënderbeu, vjen testi i parë miqësor, ja kur…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu nga dita në ditë ka filluar të mbushet, ndërkohë që “Korça Boom” mëson se ka mbërritur momenti që trajneri Ivan Gvozdenoviç të shikojë të tijtë më nga afër në një test kontrolli.

Ditën e dielë në orët e pasdites e gjithë skuadra korçare do të ndahet në dy skuadra dhe stafi teknik do të shikojë me radhë të gjithë futbollistët që janë pjesë e ekipit deri tani.

Akoma nuk është vendosur për orarin që do të luhet kjo ndeshje kontrolli, por e sigurtë që të dielë të gjithë ata që janë në provë dhe ata që kanë firmosur me Skënderbeun do të shikohen me kujdes nga njëshi i stolit bardhekuq.

Pritet që të dielë të mbërrijë edhe presidenti Ardjan Takaj për të parë më nga afër skuadrën, por ky test do të vlejë shumë dhe ata që nuk i bëjnë punë trajnerit dhe Skënderbeut do të largohen menjëherë nga skuadra.



bottom of page