Skënderbeu zbarkon në Korçë ditën e ….!
- Korca Boom
- Jun 23, 2023
- 1 min read
Gvozdenoviç mbërrin i pari në Shqipëri. Bardhekuqtë fazën e fillojnë së pari në shtëpi
Ditën e hënë në orën 17.00 Skënderbeu do të zbarkojë në seancën e parë stërvitore në qytetin juglindor. Ky është lajmi më i fundit që mëson “Korça Boom”. Pra edhe tre dite që tifozët të njihen me Skënderbeun e ri, ku qysh në ditën e parë pritet të shikojmë jo vetëm lojtarët që përfunduar sezonin e kaluar dhe do të qëndrojnë, por edhe futbollistët e rinj që po prezantohen dalëngadalë te bardhekuqtë.
Ka mbërritur në Shqipëri, Ivan Gvozdenoviç, trajneri që Takaj i ka besuar edhe Skënderbeun e superligës për sezonin e ri.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se një pjesë e mirë e lojtarëve do të udhëtojnë drejt Korçës që të dielë, ndërkohë që do të ketë edhe nga ata që do të vijnë të hënë. Ditën e parë të javës që vjen, që përkon me datën 26 qershor, Skënderbeu do të zbresë në fushë.
