Skënderbeu zbarkon në shtëpi, gati faza përgatitore
- Korca Boom
- Jun 25, 2023
- 1 min read
Korçarët nesër zbresin në fushë. Në orën 17.00 të pasdites Skënderbeu zhvillon seancën e parë
Mbërriti dita që Skënderbeu të zbresë në fushë. Ditën e nesërme në orën 17.00, skuadra bardhekuqe nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç do të zbresë në stadiumin “Skënderbeu” për të startuar fazën përgatitore.
Qysh pas përfundimit të kampionatit të kategorisë së parë ku Skënderbeu u shpall kampion, skuadra ka pushuar, ndërkohë që nga ky moment do të shikojmë Skënderbeun e ri.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka qenë i pari që ka mbërritur në Shqipëi dhe ndodhej për disa ditë në Durrës në hotelin “Tropikal” duke qenë afër presidentit Ardjan Takaj. Me radhë pritet të mbërrijnë edhe të tjerët, por nga nesër do të duket qartë se kush mungon dhe cilët do të jenë në seancën e parë stërvitore.
Sigurisht që gjithë vëmendja është te blerjet e reja, të cilët mund të mbërrijnë nga dita në qytetin juglindor.
Skënderbeu nga nesër do të startojë në këtë mënyrë fazën përgatitore, fazë e cila me shumë gjasa do të vijojë po në Korçë, për arsye të kushteve klimaterike ideale që ka qyteti juglindor.
