Skënderbeu zbriti në kategorinë e parë, ish-kapiteni Dean Liço deklaron nga Turqia
- Korca Boom
- Apr 30
- 1 min read
Ka qenë Dean Liço, ish-futbollisti korçar i Skënderbeut, ai që ka reaguar në rrjetet sociale, konkretisht në faqen e tij, ku i veshur me fanellën e korçarëve që duket se e do shumë, ka deklaruar:
"E meritoni shumë të jeni në majë të futbollit shqiptar dhe e di që shumë shpejt do të ktheheni atje ku e meritoni."
Natyrisht që korçarët e meritojnë, por tashmë duhet të mendojnë për të ardhmen. E sotmja foli për ta dhe tani duhet të nisë puna për sezonin e ardhshëm, një sezon që nuk do të jetë i lehtë, por Skënderbeu është ekipi që di të ringrihet.
"KORÇA BOOM"
