Skandal në arsim / Del teza, maturantët ende në provim
- Korca Boom
- Jun 19, 2023
- 1 min read
Nuk kanë të sosur problemet në arsim, teza del pak pasi filloi provimi
Rastet problematike dhe skandalet në arsim nuk kanë të sosur. Maturantët janë akoma në provim në këto momente dhe një prej tezave të shumta që kanë sot në provim maturantët, ka dalë nga sallat ku kryhen provimet.
Kjo që shikoni me poshtë është një prej tezave, ndërkohë që kanë dalë deri në këto momente tezat e Biologjisë, qytetari-psikologji dhe filozofi-cociologji.
Sa turp për arsimin.
Po kush e ka nxjerrë tezën? Sigurisht që kjo pyetje ka një përgjigje. Këtë e kanë nxjerrë ose nxënësit që nuk janë kontrolluar kur janë futur sot në ambjentet e provimit, ose vetë adiministratorët.
Pritet që Ministria e Arsimit të gjejë shkaktarët që sollën një tjetër katrahurë në këtë arsim, ku teza del edhe kur maturantët janë brenda në provim.
