SKANDAL në Maliq! Pronari i agjencisë funerale shkonte në varreza vidhte pllakat e mermerit varreve, më pas i shiste sërish
- Korca Boom
- Jun 19
- 1 min read
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar së fundmi në qytetin e Maliqit ku një qytetar ka rënë në prangat e Policisë.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Varrezat”, është bërë i mundur arrestimi i 48-vjeçarit me ininciale B.M, pronari i një agjencie funerale.
Ky shtetas, akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka vjedhur pllakat prej mermeri dhe graniti në varrezat e qytetit. Pasi i merrte 48-vjeçari i çonte në punishten e tij dhe më pas i shiste.
“KORÇA BOOM”
