SKANDAL/ Plas sherri mes vajzave në Korçë/ Zbardhen detaje
- Korca Boom
- May 5
- 1 min read
Një konfikt mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.
E dëmtuar ka ngelur shtetasja P. M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim. Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme.
Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e instagramit që e dëmtuara P. M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.
Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen./ Burimi: CNA
“KORÇA BOOM”
