top of page

Skandali i votës postare? KQZ nuk paguan asnjë qindarkë ndaj DHL-së!

  • Aug 22, 2025
  • 1 min read

Tre muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, ku për herë të parë u aplikua vota e diasporës përmes postës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka disbursuar ende pagesën ndaj kompanisë DHL, e kontraktuar për shpërndarjen e fletëve të votimit jashtë vendit.


DHL ka lëshuar një faturë totale prej 9.2 milionë eurosh për shërbimin ndaj 245 mijë votuesve jashtë Shqipërisë, por KQZ është duke kryer verifikime mbi zbatimin e kontratës, konkretisht nëse zarfi i votimit iu dorëzua personit të duhur dhe nëse është firmosur nga zgjedhësi.


Sipas një përgjigjeje zyrtare për Report TV, KQZ deklaron se raporti i zbatimit të kontratës nuk është përfunduar, për shkak të volumit të madh të të dhënave dhe angazhimeve të stafit në rinumërimin dhe vlerësimin e votave nga diaspora, proces që përfundoi në korrik.


Nga 227 mijë zarfe të dërguara, 202 mijë kanë mbërritur në Shqipëri, por përpara çdo pagesë, KQZ po verifikon një më një nëse secili zarf ka firmën e zgjedhësit, siç parashikon kontrata.


Procesi i votimit të diasporës, veçanërisht në Greqi, është shoqëruar me polemika dhe akuza nga të gjitha palët politike. Opozita akuzoi DHL-në dhe mazhorancën për shpërndarje selektive dhe pa garanci të zarfeve, ndërsa edhe vetë socialistët kritikuan procedurat në disa zona jashtë vendit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page