SKËNDERBEU/ Tifozët mbështesin skuadrën edhe në miqësore
- Korca Boom
- Aug 10
- 1 min read
Skënderbeu-Vora ishte ndeshja e djeshme miqësore, një takim që përfundoi në barazimin 0-0. Në fakt ndeshje të tilla i shërbejnë shumë skuadrave përpara fillimit të kampionatit, por ajo që ra në sy ishte numri i lartë i tifozëve në shkallët e stadiumit.
Fotot që sjellim më poshtë janë shkrepur në testin e djeshëm, gjë që tregon se tifozët nuk mungojnë në qytetin juglindor dhe janë shumë të interesuar të shikojnë skuadrën e tyre të zemrës.
Në fakt, kjo ka ndodhur thuajse në të gjitha testet e deritanishme dhe pritet që në kampionat sërish në qytetin e Korçës të kemi numrin më të lartë të tifozëve në stadium edhe pse skuadra do të luajë në kategorinë e parë.
Interesim ka edhe në seancat stëvritore dhe Skënderbeu duket se nuk është vetëm, pasi ka me vete edhe lojtarin numër 12-të.
Ndeshjet miqësore të zyrtarizuar deri tani:
Skënderbeu-Struga 0-4
Shënues: Basiru Kompaore 18′, 20′, 38′, Dumfur 30′ (autogol)
Skënderbeu-Besa 3-1
Shënues: Ukiçi 53’, Tayo 67’, Gjini 90’/ Çinedu 18’
Pogradeci-Skënderbeu 0-2
Shënues: Janaqi 11’, Rodriguez 73’ (aut)
Skënderbeu-Vora 0-0
12 gusht Skënderbeu-Luftëtari
“KORÇA BOOM”




















