top of page

SKËNDERBEU edhe 2 javë të ndezë “motorët” e kategorisë së parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 12
  • 1 min read

Updated: Jun 13

Duket se ditët e pushimeve verore po vijnë drejt fundit, teksa më 25 qershor Skënderbeu pritet të zbarkojë në fushë. Kjo datë ka javë që është zbuluar nga portali ynë “Korça Boom” dhe atë ditët pritet që skuadra të zbarkojë në stërvitjen e parë verore në qytetin juglindor.


Të paktën trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij do të jenë të parët që do të jenë qysh në stërvitjen e parë, ndërkohë që nuk dihet akoma se cilët lojtarë do të jenë korektë dhe pjesa tjetër e të huajve se kur i kanë biletat e avionit për në Shqipëri. E rëndësishme është që më 25 qershor Skënderbeu do të zhvillojë stërvitjen e parë në shtëpi.


Kategoria e parë dihet që starton më vonë se liga superiore dhe sigurisht që kjo do të bëjë që Skënderbeu të ketë kohën e duhur deri në startin e sezonit të ri. Pas disa javësh do të kemi edhe listën e ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë skuadra, ndërkohë që deri tani janë konfirmuar 4 largime dhe vetëm 1 afrim, që është sulmues nga Gana, por që nuk bëhet i ditur emri i tij.


Skënderbeu këtë sezon do të përballet në kategorinë e parë dhe më poshtë sjellim edhe skuadrat pjesëmarrëse në edicionin e ri të kategorisë së parë.


LARGIMET E DERITANISHME:

Liridon Balaj

Joao Felipe

Elvis Prençi

Amadou Sabo

 

Futbollistët që kanë kontratë me Skënderbeun:

 

SKËNDERBEU 2025-2026

Marko Alia

Kristian Roku

Marko Ramos

Luko Vaskuez

Gift Akpama

Ergi Zenullari

Klevis Shaqe

Albi Doka

Kosta Vangjeli

Paolo Estrela

Dejvid Janaqi

Franklin Kamleu

Luquinhas

Skerdi Xhixho

Saleh Nasr

Ardit Nikaj

Bismark Çarls

Foti Çuçka

Tayo Abiodoun


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page