Socialistët e kthejnë Devollin nga “blu” në “rozë”
- Korca Boom
- May 12
- 1 min read
Partia Socialiste ka marrë një fitore të dukshme edhe në Devoll, një zonë që njihej si e djathtë, por tani ka vendosur të jetë totalisht me të majtën.
Në fakt, sinjalet ishin dhënë që në zgjedhjet vendore, kur socialistët fituan edhe bashkinë e këtij qyteti.
Në këto zgjedhje që tashmë kanë dhënë rezultatin përfundimtar për forcat politike, situata është kjo:
Partia Socialiste: 7082 vota
Partia Demokratike: 5870 vota
“Shqipëria Bëhet”: 294 vota
PSD: 269 vota
Në këtë zonë kanë votuar 13.588 persona, ndërsa janë regjistruar 30.568 votues.
“KORÇA BOOM”
