top of page

SONDAZHI/ Vinjola Rota dominon mbi kandidatet e tjera të PS-së në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 3
  • 2 min read

Edhe plot 7 ditë deri në zgjedhjet e 11 majit dhe fushata elektorale është pranë finishit të saj. Në Qarkun e Korçës “lufta” ka qenë vërtet e fortë, jo vetëm mes partive, por edhe brenda tyre, ndërkohë që sigurisht vëmendja ka qenë dhe është te treshja e grave të Partisë Socialiste, Rota-Zake-Spaho. Një treshe që në fakt gjatë rrugëtimit zbuloi edhe profilet e tri grave që janë në garë më shumë me njëra-tjetrën, sesa me kundërshtarët përballë.


Vinjola Rota është zëri që erdhi në politikë disa javë më parë dhe deri tani ka qenë më e suksesshmja në garën mes grave socialiste.


Këtë e thonë më së miri edhe sondazhet e fundit në rrjetet sociale dhe jo vetëm, ku Rota ka një mbështetje të madhe mes emrave të tjerë, ku Eni Zake dhe Besa Spaho hynë në këtë garë me më shumë përvojë politike.


Duket se Vinjolës në kaq pak javë iu desh të shfaqë vlerat më të larta dhe jo më kot vjen nga bota e arsimit, atje ku ka lënë gjurmët e veta me punën e përkushtuar të saj.


Tashmë një javë para garës së vërtetë të 11 majit, Vinjola Rota gjën mbështetje në të gjitha shtresat dhe jo vetëm mes arsimtarëve. Sigurisht profesioni i saj ka bërë që të jetë deri tani në majë dhe kjo nuk është pak. Të shohim javën e fundit të fushatës, por Vinjola vërtet deri tani ka treguar se është Vinjola e thjeshtë dhe njeriu i dijes që vjen po nga dija…

 

Pse duhet votuar Vinjola Rota për deputete në qarkun e Korçës:


Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për përfaqësues që bashkojnë vizionin me integritetin, energjinë me përgjegjësinë dhe përkushtimin me ndjeshmërinë sociale, Vinjola Rota përfaqëson një zë të ri dhe të fuqishëm që duhet mbështetur.


Kandidatja për deputete nga Partia Socialiste në qarkun e Korçës, Vinjola Rota sjell me vete një model të ri lidershipi – një lidership të ndërtuar mbi dialogun, punën e ndershme dhe afërsinë me njerëzit. Ajo nuk është thjesht një figurë politike, por një grua e angazhuar për ndryshimin dhe fuqizimin e komuniteteve, veçanërisht të grave dhe të rinjve. Me një përvojë solide dhe me vizion të qartë për të ardhmen e zonës që përfaqëson, Vinjola është e përgatitur të jetë zëri i Korçës në Kuvend.


Korça ka nevojë për një përfaqësuese që nuk e sheh politikën si karrige, por si shërbim. Për dikë që njeh nevojat reale të qytetarëve dhe ka vullnetin për t’i adresuar ato me guxim e transparencë. Me praninë e saj të natyrshme dhe qasjen e drejtpërdrejtë, Vinjola Rota është e gatshme të jetë ura e komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve.


Duke votuar në zgjedhjet e 11 majit për Vinjola Rotën, votoni për një të ardhme më të ndritur të Korçës – për arsim cilësor, mbështetje për familjen dhe gratë, për zhvillim ekonomik që sjell punësim dhe për një përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Shqipërisë.

Koha është tani. Koha është për njerëz që duan dhe dinë të bëjnë ndryshimin.

Koha është për Vinjola Rotën!


“KORÇA BOOM”



bottom of page